Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e djeshëm në Ferizaj, ku persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në një bankë dhe e kanë demoluar atë me mjete shpërthyese.
Megjithatë, sipas policisë të dyshuarit nuk kanë arritur t’i marrin paratë nga bankomati.
Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 05:45 të mëngjesit në Ferizaj.
Sipas Policisë, ata kanë shpërthyer dy bankomatë, mirëpo nuk kanë arritur të marrin paratë.
“Raportohet se persona të panjohur me force kanë depërtuar në bankë ku kanë demoluar bankën dhe me mjete shpërthyese kanë shpërthyer dy bankomatë mirëpo nuk kanë arritur të marrin paratë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore”, raporton policia.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori./arbresh.info/
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...
Mblidhen sot shtatë komisione parlamentare
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot pranveror sot në Kosovë, temperatura deri në 24 gradë
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër