Organizata studentore Demokracia Studentore takoi ish-Presidentin e Republikës së Kosovës z. Behgjet Pacolli, ku krerët e kësaj organizate kërkuan që studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, konkretisht Fakulteti i Hotelerisë dhe Turizmit të vizitojnë njërin nga Restorantet më të mëdha në Kosovë, atë të Swiss Diamond.
“ Falënderojmë z. Behgjet Pacollin për mundësinë që na dha që të vizitojmë njërin nga Restorantet më të madh në Kosovë Swiss Diamond me studentët e Fakultetit të Hotelerisë dhe Turizmit. Kjo vizitë do të bëhet për të njohur vlerat dhe benefitet e Hotelierisë dhe Turizmit, pasi që Kosova ka shumë hapësirë mjaft të madhe në këtë sferë, por fatkeqësisht është lënë anash thuajse totalisht nga institucionet publike. Në vizitën që do të bëjmë do të ketë edhe një ciceron i cili do të shpjegoj gjithçka ka brenda Restorantit Swiss Diamond, ndërsa do të na shoqërojë edhe vet z. Behgjet Pacolli” tha ndër të tjera kryetari i organizatës “Demokracia Studentore” Mexhid Ramusa.
Roy Keane kundër Michael Carrick: Manchester United ka nevoj...
Rama nis vizitën në Izrael, ndalet në Nova Site: Një tempull...
Të pagjeturit, kërkohet presion më i madh ndërkombëtar ndaj ...
Ylli fiton me rikthim ndaj Vëllaznimit
Policia në veri të Mitrovicës ndalon një veturë me mall të k...
Pajtohen Limi dhe Alba – kalojnë direkt në skena e mom...