Kryetari i Organizatës “Demokracia Studentore”, Mexhid Ramusa, të enjten edhe zyrtarisht i ka dorëzuar kërkesën presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi për mbështetjen e ndërtimit të memorialit përkujtimor, i cili do të vendoset në Kampusin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku do të përkujtohen të gjithë studentët e rënë për lirinë e vendit.
“Ne si organizatë studentore këtë iniciativë e kemi marrë për arsye se kanë kaluar afër dy dekada dhe askush nuk është përkujdesur të paktën t’i përkujtojë studentët e rënë për lirinë e Kosovës”, ka thënë ai.
Ramusa ka përkujtuar se ka pasur kërkesa edhe më herët nga studentët adresuar rektoratit, por të cilat, siç tha ai, nuk janë shqyrtuar dhe nuk janë marrë parasysh.
“Andaj ne sot kemi dorëzuar edhe zyrtarisht këtë kërkesë te presidenti i Republikës së Kosovës, ngase ai është përfaqësues i popullit dhe nuk dëshirojmë që askush të përfitojë në emër apo në gjakun e tyre dhe presim nga presidenti që këtë iniciativë ta mbështetë”, ka thënë Ramusa.
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...