Një operacion 2 ditorë është zhvilluar nga ekipet e deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës me 28-29 nëntor 2021, në zonën kufitare Kosovë-Shqipëri që ka zgjatur deri në orët e vona dhe në mote të vështirë.
Ekipet e Kompanisë së Deminimit kanë larguar 75 mina antipersonale të llojeve të ndryshme, bashkë me pjesë përbërëse që ndodheshin në fshatin Zylfaj të komunës së Gjakovës, mjetet ishin identifikuar nga banorët e zonës.
Puna profesionale e ekipeve të Deminimit të Gardës Kombëtarë, ka bërë që lokacioni të pastrohet nga këto mjete shumë të rrezikshme për qytetarët e kësaj zone.
Ekipet tona mbeten të përkushtuara të ofrojnë mjedis të sigurt për të gjithë banorët e Republikës së Kosovës./arbresh.info/

Artemis II përmbyll misionin historik në Hënë, astronautët n...
Media britanike: Shqipëria, vendi evropian `më i mirë se Mal...
LDK dorëzon sot në Polici dëshmitë për njehsorët elektrikë
Trump përgëzon astronautët e Artemis II: Keni bërë histori, ...
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...