Drejtori i Institutit GAP, Agron Demi, ka reaguar në lidhje me rritjen e pagës minimale që po pretendohet të bëhet.
Sipas tij edhe pensionet e veteranëve janë të ndërlidhura me pagën minimale.
Demi është shprehur se me rritjen e pagës minimale do të rritet automatikisht pensionet e veteranëve nga 170 euro në 250 euro, shkruan Indeksonline.
“Pensionet e veteranëve janë të ndërlidhura me pagën minimale. Rritja e pagës minimale nënkupton automatikisht rritjen e pensioneve të veteranëve nga 170 euro në 250 euro. Kësisoj, buxheti për veteranët do të rritej nga 57 milionë euro në rreth 111 milionë euro në vit” ka deklaruar Agron Demi.
Luani që mbahej si kafshë shtëpiake në Shqipëri strehohet në...
Chivu kërkon trofe, gati për duelin me Bologna-n
Merz do lejojë përdorimin e aseteve ruse të vendosura në Gje...
Spiropali: Ligji i ri për Diasporën, ridimensionon angazhimi...
Kurti merr pjesë në hapjen e ekspozitës `Kujtesa në fotograf...
Yll Limani publikon albumin e ri “Thirrëm Sot ose Nesër”