Njohësi i çështjeve politike, Agron Demi, ka thumbuar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjen të cilat në vazhdimësi thonë se nuk pranojnë votat e Listës Serbe për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj.
“Logjika e disa partive opozitare: nuk duam që me votat e Listës Serbe të rrëzojmë Qeverinë, kësisoj le të vazhdoj Lista Serbe me qeverisë me vendin dhe me menaxhu me asetet shtetërore”, ka shkruar Demi në Facebook.
Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje, edhe në tryezën e tretë të organizuar nga subjektet politike, ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje. LDK-ja, edhe pse thotë se janë të gatshëm të nënshkruajë mocionin për rrëzimin e qeverisë, por se si opozitë s’i kanë numrat, thonë se nënshkrimet e Listës Serbe assesi nuk do t’i pranojnë./arbresh.info/
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...