Në konferencë për medie ministri Jashtëm Behgjet Pacolli, ka falënderuar homologun e i tij malazez Srdjan Darmanoviq për mbështetjen të cilën i kanë ofruar ata Kosovës.
Pacolli gjithashtu ka uruar ministrin malazez për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, raporton arbresh.info.
“Ne kemi pas një takim shume të frytshëm, kemi diskutu për gjendjen aktuale mes dy vendeve. Ne nuk kemi çështje të hapura, por sot i kemi krijuar vetes punë. Kjo është edhe mundësi me e uru Malin e Zi për anëtarësim në NATO, i cili ka kriju siguri edhe për Kosovën. Kontributi i madh i Malit të Zi shprehet edhe në prezencën e trupave në KFOR-in tonë. Do të bashkëpunojmë në fushën e integrimeve”, tha Pacolli.
Ndërsa ministri malazez, Srdjan Darmanoviq, tha se kanë diskutuar shumë çështje që janë në interes të Kosovës dhe Malit të Zi.
Arbresh.info ka parashtruar edhe një pyetje rreth rishikimit të kufirit me Malin e Zi, por sipas dy ministrave kjo çështje nuk ka pasë nevojë të hapet pasi që është temë e mbyllur dhe vetëm i mbetet komisionit të bëjnë punën e tyre.
E sa i përket korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë ai tha se nuk është ide e mirë, por nëse dy shtetet pajtohen për një gjë të tillë, dakordohen edhe ata.
Sa i përket diskutimit për demarkacion dy palët thënë se kjo është një çështje e mbyllur dhe kjo punë i mbetët Komisionit dhe se nuk ka qenë as temë diskutimi./Arbresh.info/
Rashiq reagon ndaj ndalimit të flamurit serb për Vidovdan
Nesër nis rinumërimi i votave për Tiranën, Elbasanin, Fierin...
Gavrilo Milosavleviq lirohet nga akuza për masakrën në burgu...
Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj katër personave për posedim d...
Irani ekzekuton një burrë sepse spiunoi për Izraelin
14 raste të vjedhjeve gjatë një javë në rajonin e Ferizajt, ...