Kuvendi i Kosovës as javën e ardhshme nuk do ta ketë në agjendë shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin mes Kosovës e Malit të Zi. Tashmë Kryesia e Kuvendit ka vendosur për të enjten e javës së ardhshme seancë të rregullt plenare. Por, gjasat që në këtë seancë të futet shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin janë të pakta, meqë Qeveria nuk ka paraparë riprocedimin e tij as gjatë javës tjetër.
Burime brenda koalicionit qeverisës kanë thënë për gazetën “Zëri” se Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi nuk do të procedohet as javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës. “Javën e ardhme nuk procedohet”, ka thënë shkurt për “Zërin” burimi brenda partive në pushtet.
Ndërsa, zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, njëherësh edhe këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, ka thënë se ende nuk e dinë se kur do ta riprocedojnë në Kuvend Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin. “Nuk e di, ky do të jetë vendim i partnerëve të koalicionit”, ka thënë shkurt zëvendësministri Gecaj.
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...
Vetplagoset me armë zjarri një person në Drenas
Policia e Kosovës: 68 aksidente në autostrada gjatë muajit j...
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...
Meloni e ashpër me protestuesit: Kush nuk e do Olimpiadën ës...