Avokati Arianit Koci ka komentuar vizitën e Kryeministrit të Malit të Zi Dusko Markovic në Prishtinë i cila dha sinjale se dy palët kanë gjetur mundësinë që pala kosovare ta ratifikojë marrëveshjen për kufirinin e cila tashmë është punë e kryer në Podgoricë.
Koci ka shkruar se pala malazeze po tregon vullnet në frymën e fqinjësisë së mirë për ta zgjidhur këtë çështje.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë postimin e tij.
Demarkacioni kalon!
Prej Ramush Haradinaj presim vendime që janë jo të lehta, por që janë në frymën dhe orientimin e partneritetit strategjik me aleancën veri-atlantike.
Në fakt, Ramushi ka kapacitet prej lideri të vërtetë, që temat madhore duke pëfshirë demarkacionin t’i shtyejë përpara, pa humbur territor dhe pa e dëmtuar Kosovën. Rrjedhimisht, edhe çështja e liberalizimit të vizave do të kalojë në fazën finale.
Natyrisht, kemi fatin që kryeministri malazias, Dushko Markoviq, një prej politikanëve më të ndershëm të Ballkanit, së bashku me z. Gjukanoviq, po tregojnë vullnet që në frymën e fqinjësisë të mirë, ta zgjedhim demarkacionin.
Prandaj, po, demarkacioni kalon!
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...