Sipas deputetit të AAK-së, Shkumbin Demaliaj, opozita po kërkon zgjedhje të reja për të minimizuar sukseset e Qeverisë Haradinaj.
Në Interaktiv të KTV-së, ai ka thënë se opozita ka humbur kontrollin.
“E kanë humbur kontrollin për shkak ët sukseseve të qeverisë Haradinaj. Liberalizimi s’ka dështuar. Me rëndësi është t’i kryejmë ne obligimet tona, të tjerët le të vazhdojnë me punët e tyre. Po bëhet ushtria. Dështim është Interpoli”, ka thënë ai.
Demaliaj ka përmendur marsin si mundësi për liberalizim vizash, teksa ka shtuar se Kosova ka përmbushur të gjitha obligimet.
E ka quajtur reagim të nxituar deklaratën e vet për ish-prokurorin Elez Blakaj se do të ndiqte vetë nëse shteti nuk vepron. Ka thënë se nuk mund të thotë se i bie pishman sepse ka shtuar se nuk beson që e ka lënduar Blakajn e as nuk ka vend për kërkimfalje.
“Jo me Blakajn, por me asnjë njeri të gjallë s’kam telashe”, ka shtuar ai.
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...
Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin