Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj ka thënë se rikthimi në Kuvend i Listës Serbe është lajm i mirë, pavarësisht motivit të tyre.
Sipas Demaliajt, kjo tregon se Kosova është vend i sigurtë për të gjithë dhe hedhë poshtë propagandat e Beogradit.
“Sot pas një kohe të gjatë u kthyen në Kuvendin e Kosovës, Lista Serbe. Mirë që u kthyen, pavarësisht motivit të tyre.Kjo dëshmon që Kosova është vend i sigurtë për të gjithë qytetarët e vet, dhe i hedhë poshtë propagandat e Beogradit se serbët e Kosovës janë të rrezikuar.
Kosova ka kapacitet për të ofru siguri si në jug si në veri, për këtë arsye ju bëj thirrje që mos të bijnë pre e politikës fashiste që e ndjekë Beogradi zyrtar” shkruan Demaliaj në Facebook.
Turqia eliminon Rumaninë, pret në finale të play-offit fitue...
PDK demanton raportimet se i është ofruar posti i Presidenti...
11 gladiatorët dardanë që kërkojnë historinë në Sllovaki ...
Këta janë 11 luftëtarët kuqezi që kërkojnë historinë ndaj Po...
Haradinaj i jep ‘zemër’ lojtarëve të Kosovës para ndeshjes m...
Vijon lirimi i hapësirave nga makinat e vjetra- Rama: Pastro...