Veprimtari Adem Demaçi do të varroset nesër me ceremonitë më të larta shtetërore. Varri ku do të pushoj përjetësisht i qetë Demaçi tani ka filluar të hapet.
Këshilli Organizativ për organizimin e ceremonisë së varrimit ka vendosur që Demaçi të varroset në hapsirat ku pushon trupi i ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Distanca që do t’i ndaj varret e dikur kundërshtarëve politik është përafërsisht 20 metra.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1891423167589433/
Anëtari i Këshillit Organizativ për ceremoninë e varrimit, njëherit deputeti Elmi Reçica, tha për Arbresh.info se vendimi është marr në bashkëpunim me familjen, që Demaçi të varroset afër ish-presidentit Rugova.
Ai thotë se kanë qenë dy opsione.
“Është diskutuar që varri të hapet në një distancë edhe më të afërt, por vendosëm për këtë hapsirë”, tha Reçica.
Kujtojmë se Demaçi ndërroi jetë dje, kurse Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë vendim që Adem Demaçi të varroset me ceremonitë më të larta shtetërore dhe ka emëruar Këshillin Organizativ për organizimin e ceremonisë së varrimit. Me vendim të presidentit Thaçi, nga mesnata, me të filluar dita e premte, dita e parë e zisë, flamujt janë ulur në gjysmështizë në të gjitha institucionet shtetërore.

Këshilli Organizativ i ceremonisë së varrimit ka njoftuar sot se ceremonia komemorative do të mbahet nesër në sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 08:30 ku do të bëhet vendosja e arkivolit në sheshin “Skëndërbeu”.
Në orën 9:00 deri në 11:00 do të mbahet ceremonia komemorative dhe fjalimet e krerëve institucionalë.
Në orën 11:00 deri në 11:45 kortezhi do të niset për në varrezat në Velani.
Në orën 12:00 do të bëhet ceremonia e varrimit.

“Pas përfundimit të ceremonisë komemorative, kortezhi së bashku me qytetarët do të niset drejt varrezave të Velanisë. Ceremonia komemorative dhe e varrimit të veprimtarit Adem Demaçi, me nderimet më të larta shtetërore, bëhen për ta nderuar jetën dhe veprën e tij”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...