Deliu thotë se Vjosa Osmani e ka ndërtuar karrierën e saj politike duke u viktimizuar, ndërsa tani është bërë militante e Albin Kuritit

14:23 | 24 Janar 2021

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka akuzuar ushtruesen e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani se ka ndërtuar karrierën e saj duke u viktimizua si grua, e cila goditej nga të giitha anët.

Deliu, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se gjatë aktivitetit të saj politik, Osmani ka pasur gojën plot ‘fuqizim të grave’, ndërsa një ditë më parë nuk mundi ta mbante nën kontrollë hipokrizinë e saj si militante e Albin Kurtit, shkruan arbresh.info.

“Vjosa Osmani e ka ndërtuar karrierën e saj politike nën viktimizimin se si grua në politikë, po goditej nga të gjitha anët. Gjatë aktivitetit të saj politik, ajo e ka pasur gojën plot ‘fuqizim të grave’. Por dje, ajo nuk mundi ta mbante nën kontroll më hipokrizinë e saj duke qenë se tash është militante e Albin Kurtit dhe harroi për një moment gjithë̈ vijën mbi të cilën është̈ fuqizuar si politikane”, ka shkruar Deliu.

Ajo, ka thënë se shantazhi ndaj kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, është një është dekurajim për qindra-mijëra gra.

“Shantazhi i saj ndaj një gruaje të një institucioni të pavarur, znj. Valdete Daka, është dekurajim për qindra-mijëra gra, që po tregojnë kurajon për angazhim, pjesëmarrjen e aktivizëm”, është shprehur Deliu./arbresh.info/

Postimi i plotë

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara