Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Blerta Deliu, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Qeveria po vazhdon të nxisë urrejtje dhe armiqësi për Shqipërinë.
Deklarata e Deliut vjen pasi deputeti në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Shala e cilësoi Edi Ramën “zëdhënës i Qeverisë së Serbisë”, shkruan arbresh.info
Kjo pasi, Edi Rama ka deklaruar se “duhet mirëkuptuar Serbia për mos vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë”.
E deklarata të tilla për Edi Ramën, sipas deputetes Deliu janë të papranueshme.
“Ne mund të mos pajtohemi në çështje të caktuara me Shqipërinë, por kjo nuk guxon të përdoret si pretekst për të prodhuar tensione artificiale me shtetin shqiptar.
Secilën çështje të diskutueshme duhet ta diskutojmë si dy vende vëllazërore për të sinkronizuar qëndrimet që ndihmojnë Kosovën sidomos në arenën ndërkombëtare.
Shqipëria mbetet përkrahësja më besnike e Kosovës, kudo që ajo përfaqësohet”, ka shkruar Deliu në fund.
Deputetja e PDK-së gjithashtu deklaroi se kryeministri Albin Kurti ka amnistuar nga Vuçiç në kohën kur i shërbente Millosheviçit./arbresh.info
Rritet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri për mbikëqyrjen e sëmund...
Kuvendi mblidhet nga ora 17:00 në seancë konstituive
Në 2026 mbahet stërvitja e parë trilaterale Shqipëri–Kosovë–...
Naim Murseli pranon se ka shpifur për tradhtinë e Liridona A...
Parlamenti Evropian miraton një kredi prej 90 miliardë euro ...
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Sabri Fejzullahu: Ata janë ...