Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu ka reaguar pas dorëheqjes së Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Me anë të një postimi në Facebook, Deliu ka përmendur edhe largimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi duke thënë se largimi i tij dhe Mehajt janë, sipas saj, dëshmi që përbrenda Qeverisë “jo vetëm qeverisja por edhe mentaliteti është i kalbur”, shkruan Arbresh.info.
““Truri” po ikë prej Albin Kurtit. Largimi i Rifat Latifit dhe Armend Mehajt, dy ardhje nga jashtë vendit, janë dëshmi se përbrenda kësaj Qeverie, jo vetëm qeverisja por edhe mentaliteti është i kalbur.”, ka shkruar Deliu.
Tutje ajo tha se para Mehajt është dashur sipas saj, shkarkimi dhe lejimi i dorëheqjes së Rozeta Hajdari, Mimoza Kusari – Lila, Martin Berishaj dhe nja 50 zyrtarë tjerë.
“Përndryshe, para Armendit, është dashur të shkarkohen e jo tu lejohet dorëheqja, Rozeta Hajdari, Mimoza Kusari – Lila, Martin Berishaj dhe nja 50 zyrtarë tjerë të përfshirë në afera korruptive e skandale të ndryshme. P.S. Sa është fondi i sigurisë, Kryeministër?”, përfundoi ajo./Arbresh.info
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses
Lyrical Son: Për mua hero nuk ishte Spidermani, por UÇK-ja