Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka përmendur një hulumtim të opinionit publik në Serbi, sipas të cilit gjysma e qytetarëve atje dëshirojnë luftë me Kosovën.
Ajo me anë të një postimi në Facebook ka thënë se ky rrezik eminent mbi rajonin do të ekzistojë përderisa nuk ka vullnet në bashkësinë ndërkombëtare që ta përballë Serbinë me krimet e veta në shtetet fqinje.
Madje ka thënë se mos-njohja e Kosovës nga pesë shtetet e BE-së do të ushqejë aspiratën serbe për luftëra territoriale.
Postimi i plotë i Deliut:
Cfarë mendësie prodhojnë elitat në Serbi dëshmon hulumtimi i fundit i opinionit publik që zbulon se gjysma e qytetarëve të saj dëshirojnë luftë me Kosovën dhe besojnë në shpërthimin e konflikteve të reja në rajon. Ky rrezik eminent për rajonin do të vazhdojë përdërisa nuk ekziston një vullnet i bashkësisë ndërkombëtare ta përballë Serbinë me krimet e veta gjatë agresionit mbi vendet fqinje në luftërat e ish-Jugosllavisë. Kurse për vendet që mohojnë shtetësinë e Kosovës, sidomos ato të Bashkimit Evropian, ky fakt duhet t’u shërbejë si kambanë që ta njohin sa më parë Kosovën.
Përndryshe, ky hezitim i tyre për ta njohur shtetin e Kosovës do të vazhdojë të ushqejë aspiratën serbe për luftëra territoriale me vendet fqinje. Kosova mbetet argumenti serb që definimet territoriale mbeten të hapura në rajon dhe, për fatin e keq, neutraliteti i BE-së ndaj shtetësisë së Kosovës është duke i kontribuar këtij qëllimi.
Votohet në parim buxheti për vitin 2026, leximi i dytë më 20...
Kryeministri Kurti e pret Ramën me ceremoni solemne në Qever...
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...
BE pjesëmarrëse në takimin e Bordit të Paqes
Rama: Po ua tregoj një sekret, Osmani u kërcënua dy vjet nga...