Blerta Deliu-Kodra, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, në shqyrtimin e raportit për vitin 2020 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tha se ky komision ka punë të mirë mirëpo kohët e fundit po ka ndërhyrje politike.Deliu-Kodra në komisionin për legjislacionin tha se shkarkimi i Valdete Dakës nga presidentja Vjosa Osmani ka qenë në mënyrë jokushtetuese. Ajo shtoi se e para e vendit nuk po lejon anëtarin e PDK-së në Komision ndërsa ka dyshime që po tenton që padrejtësisht të emërojë një anëtare nga Lista Guxo.Edhe deputeti tjetër i PDK-së, Hajdar Beqa tha se Osmani e Kurti janë duke e dëmtuar KQZ-në.
Ndërsa kryesuesi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Kreshnik Radoniqi, tha se organizimi i zgjedhjeve në pandemi ka qenë sfidues edhe për punën e KQZ-së.Ai tha se shumë punë që janë bërë në KQZ nën kryesimin e Valdete Daka, por shtoi se sfidat e punës së KQZ janë të ndryshme, ku edhe përmendi dy nga to, mosndryshimi i ligjit për zgjedhjet parlamentare dhe lokale, dhe mosintegrimi unik i adresave në listën e votuese.
Deputeti nga VV, Artan Abrashi tha se nuk do të merret sot me të kaluarën në KQZ, por shtoi se vendimet në këtë institucion kanë qenë të dëmshme.
26 vjetori i UÇPMB-së, Haradinaj: Pathyeshmëri dhe përkushti...
ZKA-ja auditon procesin e furnizimit me barna
Lladrovci në Izrael pritet nga Haim Bibas, gatishmëri për të...
Stuhia në SHBA, 18 viktima/ Borë e ngrica, anulohen mijëra f...
Labinot Ibrahimi largohet nga Trepça, prezantohet tek Vjosa
Aksident në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, dy të lëndu...