Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, beson se në takimin e sotëm të grupit punues të Këshillit të Bashkimit Evropian do të vendoset data e shumëpritur për vizat.
Në një postim në Facebook, ajo ka shkruar se padrejtësia e madhe ndaj qytetarëve të Kosovës dhe kushtëzimet e reja po marrin fund.
“Në Këshillin e Bashkimit Evropian, sot pritet të mblidhet Grupi punues për vizat, ku do të diskutohet për procesin e heqjes së vizave për shtetasit e Kosovës”, ka shkruar Deliu-Kodra, e cila njëherit është anëtare e Komisionit për Integrime Evropiane.
“Me shpresë që padrejtësia e madhe ndaj qytetarëve të Kosovës dhe kushtëzimet e reja po marrin fund, besoj se përfundimisht dhe do të duhej të kemi datën e shumëpritur për vizat”.
Ndryshe, sot, më 10 nëntor në takimin e grupit punues të Këshillit të Bashkimit Evropian në rend dite do të jetë edhe çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën. /arbresh.info/
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A
Fjalori i Gen Z për dashurinë