Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa gjatë fushatës zgjedhore kishte premtuar se në kabinetin e tij qeveritar do të ketë më shumë femra, ndryshe prej qeverive paraprake. Saktësisht numri që Mustafa kishte premtuar, në vitin 2014, ishte për gjashtë ministre.
“Së paku 6 vende do t’i rezervojmë për ministresha në Qeverinë e Kosovës”, kishte thënë ai gjatë një tubimi me gratë anëtare të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Por kjo nuk ndodhi në të realitet. Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra e kritikoi indirekt kryeministrin për këtë premtim të dhënë.
“Përbërja e Qeverisë, me vetëm dy ministre gra, njëra pa portofol , hedh poshtë premtimet e bëra nga shumë liderë aktual të skenës politike të cilët gjatë fushatës patën premtuar se në Qeverinë e re do të ketë më shumë gra”, ka deklaruar ajo gjatë një takimi në konsultimet e Nivelit të Lartë rreth procesit të Integrimit Evropian dhe Barazisë Gjinore.
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...
Pëson lëndime të rënda me motor, vdes shtetasi i huaj në Pri...
Aksion policor në Mitrovicë, konfiskohen dy armë zjarr