Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu – Kodra ka reaguar pasi Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla sot nuk morën votat e mjaftueshme për kryeparlamentare.
Në seancën e sotme për herë të parë që nga 15 prilli, VV-ja propozoi një emër të ri, atë të Donika Gërvallës. Pasi edhe Gërvalla s’mori votat e mjaftueshme, seanca u shty për të premten.
E dilema për procesin e votimit ngriti deputetja e PDK-së, Blerta Deliut. Ajo ka pyetur se si u bënë 57 vota për, për Donika Gërvallën, meqë Shqipe Selimi votoi kundër.
“Edhe Shqipe Selimi e di pse Donika Gërvalla nuk i mori votat sot. Por, si u bën 57 vota sot në Kuvend, meqë Shqipja nuk e votoi? Ju lutem, ndalni më këto lojëra e taktika të poshtra manipulimi e kthejuni seriozitetit. Propozojeni një kandidat, i/e cila e dini se i merr votat – e mjaftë më me bllokada!”, ka shkruar Deliu./Arbresh.info/

Zona VIP në “Fadil Vokrri”, Kurti e Osmani po e ndjekin ndes...
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Dilaver Rushiti nga Çerkezi i Kum...
Krasniqi publikon foto me Thaçin e Vokrrin: Sonte luajmë për...
Finalja e madhe në “Fadil Vokrri”, Pacolli: Me fat Kosovë
Nis ndeshja Kosova – Turqia
Përparim Rama tregon ku mund ta ndjekin ndeshjen ata që s’ka...