Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu në seancën e sotme të Kuvendit ku po diskutohet për arsimin ka pasur disa kritika për ministren e Arsimit, Arbërie Nagavcin.
Para deputetëve, Deliu ka thënë se masat e Qeverisë për t’u mbrojtur nga përhapja e COVID 19 kanë ndikuar në jetën e mbi 30 mijë nxënësve dhe profesorëve.
Deliu tha se shumë fëmijë nuk kanë qenë pjesë e transformimit që është bërë nga mësimi tradicional në atë elektronik.
E njëjta tha se edhe viti shkollor ka filluar me dy javë vonesë, e për këtë arsye fëmijët kanë humbur disa javë mësimi.
“Qeverisja që pasoi në verën e vitit të kaluar edhe pse kishte në dispozicion muajt e verës që të organizojë mënyrën e mësimit në kohë të pandemisë, edhe fillimin e vitit shkollor e filloi me dy javë vonesë”, tha deputetja e PDK-së, që tutje e ka pyetur Nagavcin nëse prej se e ka marrë detyrën ka vizituar të paktën një shkollë të vetme në vend.
“Zonja ministre nuk e di nëse e ka vizituar ndonjë shkollë të vetme, përveç se është përzirë në kompetencat e disa prej shkollave. Çfarë do të ndodhë me 32 mijë fëmijët që trashmë e kanë humbur një vit shkollor për shkaqet që unë i përmenda?”, ka thënë Blerta Deliu./arbresh.info/
VV prezanton zotimet, Sallahu: Planprogrami më i mirë i qeve...
Haradinaj: Pati skeptikë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës,...
Angli- Trafik emigrantësh dhe kokaine, shqiptari Ibrahim Sol...
IKKL viziton Tetovën dhe Shkupin, temë dorëzimi i materialev...
Bedri Hamza e nis nesër fushatën nga Prizreni, më pas mban t...
Papunësia në SHBA u rrit në nëntor në nivelin më të lartë ka...