Një delegacion i lartë i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), i kryesuar nga Guvernatori Ahmet Ismaili dhe bashkëpunëtorë të tjerë, po merr pjesë në Takimet Pranverore 2025 të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), të cilat po mbahen në Washington D.C., SHBA.
Përfaqësuesit e BQK-së do të zhvillojnë takime me zyrtarë të lartë të FMN-së dhe BB-së, ku do të diskutohet për zhvillimet më të fundit financiare dhe ekonomike, si dhe për pritjet në të ardhmen.
Gjatë takimeve, që do të zgjasin nga 21 deri më 26 prill, Guvernatori Ismaili do të prezantojë zhvillimet kryesore dhe prioritetet në sektorin financiar, rezultatet nga zbatimi i programeve dhe asistencave teknike profesionale, si dhe nevojat për mbështetje të mëtejshme teknike.
Gjithashtu, në marxhina të këtyre takimeve, me ftesë të Bankës Botërore, me datë 28-29 prill do të marrë pjesë në forumin ekzekutiv me Guvernatorë nga vende të ndryshme të botës lidhur me menaxhimin e rezervave ndërkombëtare në kuadër të programit RAMP ku BQK është anëtarësuar në fund të vitit 2023.
Në kuadër të kësaj vizite zyrtare në SHBA, delegacioni i BQK-së do të zhvillojë takime bilaterale me drejtuesit e FMN-së, BB-së dhe Bankës Qendrore Evropiane, Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) si dhe me përfaqësues të bankave qendrore dhe institucioneve financiare partnere, për të forcuar bashkëpunimin në fusha të përbashkëta interesi, duke marrë pjesë në mbi 20 aktivitete dhe takime bilaterale e multilaterale.
Takimet Pranverore të FMN-së dhe BB-së mbledhin së bashku bankierë qendrorë, ministra të financave dhe zhvillimit, parlamentarë, drejtues të sektorit privat, përfaqësues të shoqërisë civile dhe akademikë, për të diskutuar çështje me rëndësi globale, si perspektivat ekonomike, lufta kundër varfërisë dhe zhvillimi ekonomik./Arbresh.info/
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...