Delegacioni amerikan për Ujmanin do vazhdojë takimet edhe sot

13:26 | 20 Tetor 2020

Delegacioni amerikan për Ujmanin do vazhdojë takimet edhe sot.

Ambasada e Amerikës në Kosovë, nëpërmjet një cicërime në llogarinë e tyre zyrtare në ‘Twitter’, ka kumtuar se delegacioni amerikan për Liqenin e Ujmanit do vazhdojë takimet edhe përgjatë ditës së sotme.

Ndonëse nuk e ka bërë të ditur se me kë do takohen, Ambasada Amerikane ka treguar se diskutimet përgjatë takimit të sotëm do përfshijnë menaxhimin e burimeve të energjisë dhe ujit, shkruan Express.

“Sot, diskutimet do të përqendrohen në mënyrën se si bashkëpunimi ndërkufitar për menaxhimin inteligjent të ujit dhe burimeve të energjisë do të tërheqë investime të reja dhe do të rezultojë në përfitime ekonomike afatgjata për të dyja, #Kosovën & #Serbinë.
@DoeIntlAffaces”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Përgjatë ditës së djeshme, delegacioni ndërinstitucional u takua me Hotin për të diskutuar lidhur me marrëveshjen dhe mbështetjen e SHBA-së si dhe për hapat e ardhshëm për një studim të fizibilitetit të menaxhimit të burimeve në Liqenin e Ujmanit.

Shpërndaje në rrjete sociale