Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, në një intervistë për RTK thotë se partitë politike, në prag të fushatës zgjedhore duhet të kenë kujdes se çfarë njerëzish përfshijnë në listat zgjedhore.
Delawie thotë se është për të ardhur keq që deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën ta votojnë demarkacionin me Malin e Zi gjatë këtij mandate, por shtoi se me këtë çështje do të merren sërish, pasi demarkacioni do t’i pret, ndërsa shton se ka dëgjuar shumë të pavërteta për vijën e demarkacionit.
Ambasadori gjithashtu thotë se rinia e Kosovës, për shkak të përfitimeve politike, është duke humbur shumë mundësi – duke iu referuar me këtë rast liberalizimit të vizave. Sipas tij, institucionet duhet të vazhdojnë të punojnë në përmbushjen e kritereve të duhura për këtë synim.
Konjufca në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Kosova është de...
Konjufca në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Serbia të përba...
Peter Due kërkon përgjegjësi për sulmet në Banjskë dhe Ibër-...
Siguroi kushtet për vrasjen e 3 personave, në kërkim nga SPA...
Sulmet izraelite në Liban lëkundin armëpushimin SHBA-Iran
Nis mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për raportin...