Ambasadori amerikan, Greg Delawie thotë se pajtohet me shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova, e cila dërgoi kritika të ashpra në adresë të Kuvendit për mosfunksionimin e tij edhe pas konstituimit.
Abasadori Delawie është i një mendje me shefen e zyrës së BE-së se Kuvendi duhet të nisë punën sa më shpejtë që është e mundur.
“Pajtohem me Natalya Apostolova që Kuvendi duhet të nisë punën sa më shpejtë që është e mundur dhe t’u shërbejë qytetarëve. Probleme serioze duhet të zgjidhën tani”, ka shkruar Delawie në Twitter.
Apostolava tha se është tejet e shqetësuar për mosfunksionimin e Kuvendit dhe mosbajtjen e asnjë mbledhjeje të kryesisë, duke shtuar se nuk është arsyetim fakti që akoma nuk janë kompletuar komisionet me kryetarë dhe anëtarë, sepse, sipas saj, kjo është dashur të kryhej deri më tani.
Ministri i Maqedonci: FSK po forcohet me përfshirje dhe bara...
“Punët e Shqipërisë”, Rama me pensionistët: 5-fishojmë pensi...
Me 90 vota për, miratohet Rezoluta për mbrojtjen e së vërtet...
Rezoluta për çmimet e naftës nuk miratohet, deputetët e Vetë...
Izraeli kërkon bisedime me Libanin, paralajmërohet rrezik pë...
Miratohet propozimi i LDK-së, rezoluta për çmimet e naftës z...