Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Greg Delawie ka thënë se Kosova ka nevojë që të ketë Forcën e Sigurisë së saj para se KFOR-i të shkoj nga këtu.
Delawie tha gjatë konferencës për Përspektivën e së ardhmes së Forcës së Sigurisë së Kosovës, se ShBA-të e mbështesin formimin e ushtrisë së Kosovës përmes ndryshimeve kushtetuese, shkruan arbresh.info.
“Kosova ka nevojë që të krijoj forcat e saj të sigurisë para se KFOR-i të ikë nga këtu. Kosova ka nevojë që të ketë kapacitet mbrojtëse dhe në këtë drejtim ShBA-të e përkrahin atë. Forcat e sigurisë së Kosovës duhet të themelohen me ndihmën e partnerëve të saj ndërkombëtarë. ShBA presin që transformim i FSK-së në ushtei do të bëhet në mënyrë transparente dhe me bashkëpjesëmarrjen e të gjithë qytetrarëve të saj dhe të gjitha komuniteteve përmes ndryshimeve kushtetuese”, tha Delawie./Arbresh.info.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...