Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, tha se është viti që Kosova duhet të tejkalojë dallimet me Serbinë.
Ambasadori amerikan tha se ka ardhur koha që të arrihet një marrëveshje përfundimtare ndërmjet dy vendeve. Kryediplomati amerikan në Kosovë i bëri deklaratat gjatë ceremonisë së shënimit të 242-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së, mbajtur në Prishtinë.
“Vetëm kjo i hap Kosovës rrugën e integrimit”, tha Delawie.“Ju ende vuani nga mosnjohja e shtetit, pasojat vërehen sidomos në aspektin ekonomik dhe në investime, ju nuk do të mund të bashkoheni në NATO ose EU pa normalizuar marrëdhëniet me Serbinë”, theksoi ambasadori Delawie.Ai porositi partitë politike në Kosovë se duhet të arrijnë një konsensus sa i përket dialogut me Serbinë.Ndërsa nuk ka pa përmendur se luftimi i korrupsionit mbetet problemi më madhor i Kosovës.
Në gostinë e organizuar për shënimin e Ditës së Pavarësisë së ShBA-së ka marrë pjesë dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi./ekonomia online
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...