Del nga funksioni transformatori, një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë – KOSTT lajmëron punimet për rikthimin e energjisë

21:35 | 4 Prill 2026
Q L

KOSTT ka njoftuar qytetarët se si rezultat i daljes jashtë funksionit të transformatorit TR3 në NS Ferizaj 1, janë shkaktuar ndërprerje dhe reduktime në furnizimin me energji elektrike në zonën e Ferizajt.

KOSTT tha se ka ndërmarrë veprime të menjëhershme me qëllim të adresimit të situatës.

“Pas përfundimit të këtyre procedurave, do të ndërmerren me prioritet hapat e mëtejmë për stabilizimin e sistemit elektroenergjetik, ndërkohë që po bëhen përpjekje maksimale për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit në normalitet”, thuhet në njoftim.

KOSTT potencon se mbetet i përkushtuar për bashkëpunim të ngushtë me KEDS për menaxhimin sa më efikas të situatës dhe minimizimin e ndikimeve.