Në pajtim me propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot dyzet e tetë (48) gjyqtarë të rinj.
Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, iu uroi mirëseardhje gjyqtarëve duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me gjyqtarët me qëllim të forcimit të sistemit gjyqësor, me ç’rast Zogaj ka kërkuar nga gjyqtarët e rijnë përkushtim dhe angazhim sa më të lartë.
“Me këtë përbërje të sistemit gjyqësor, së bashku do i japim një kthesë të rëndësishme sistemit gjyqësor brenda një periudhe të shkurtër sepse na presin sfida të mëdha, mirëpo nuk kam dilemë se të gjithë ju do të bëni një punë të mirë”, tha mes tjerash Kryesuesi Zogaj.
Duke u bazuar në ligjet në fuqi, kandidatët për gjyqtarë para se të dërgohen tek Presidentja për emërim, i janë nënshtruar procesit të zgjedhjes, proces të cilin e ka udhëhequr KGJK.
Gjyqtarët e rinj të emëruar sot, do të shpërndahen nëpër shtatë (7) gjykatat themelore të Republikës së Kosovës./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit