Sot gjatë ditës pritet të publikohet dekreti për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Kështu bëri të ditur për Arbresh.info Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani.
“Dekreti për seancën konstituive pritet të publikohet sot gjatë ditës”, tha ai
Ndryshe, me publikimin e datës së seancës, hapet rruga drejt krijimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Përpara disa ditësh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve. Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka fituar mbi 390 mijë vota, ose 42.30 për qind, duke siguruar 48 deputetë.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka përfunduar e dyta, me mbi 190 mijë vota (20.95 për qind) dhe do të ketë 24 deputetë. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë mbi 170 mijë vota, ose 18.27 për qind, dhe do të ketë 20 deputetë në Kuvend.
Koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Socialdemokrate ka siguruar mbi 66 mijë vota, ose 7.06 për qind, dhe do të ketë 8 ulëse në Kuvendin e Kosovës./Arbresh.info
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...