Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dy vëllezërit Dragisha e Jovan Viqentijeviq, dhe i akuzuari tjetër Igor Dimoviq, u deklaruan të pafajshëm lidhur me akuzën për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut.
Deklarimin rreth fajësisë, të akuzuarit e bënë në seancën fillestare të hënën pas leximit të aktakuzës nga prokurori special, Bekim Kodraliu, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismaili njoftoi të akuzuarit dhe mbrojtjen e tyre dhe kanë të drejtë të paraqesin kundërshtimin e provave dhe kërkesë për hudhje të aktakuzës në afat prej 30 ditësh.
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...
Shtrenjtimi i naftës, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të...
Vendet e Gjirit i bëjnë thirrje Këshillit të Sigurimit të OK...
Mashtrim milionësh në Ferizaj, arrestohet i dyshuari për tje...