Drejtori i Agjencisë Kundër korrupsion, Shaip Havolli është duke raportuar para komisionit për Legjislacion, raporton arbresh.info.
Gjatë raportimit të tij para komisionit tha se janë duke shqyrtuar idetë për të ndryshuar metodën e deklarimit të pasurisë.
Sipas tij ka raste kur disa njerëz nuk e deklarojnë kurrë pasurinë e tyre e disa ka dy ore tri herë.
“Sipas një analizë që kemi bërë ka njerëz që nuk kontrollohen kurrë e disa na 2 ose 3 herë. Jemi duke e bërë një debat se si do të veprohet”, tha ai.
AKK është duke shqyrtuar idetë për ndryshim. Sipas Havollit ka zëra që të bëhet deklarimi me rotacion te institucioneve si p.sh një vit Kuvendi, vitin tjetër ministritë.
“Ka ide sa një vit kontrollohet krejt kuvendi një vit krejt ministrisë që brenda viteve të ketë një rotacion që mos të mbet askush pa u kontrollu”, tha ai./arbresh.info/
Slot afër shkarkimit, Alonso gati të marrë ‘timonin’ e Liver...
Pas eliminimit nga BBVA, Stenaldo takohet me Gimbon
Osmani: Ftoj deputetët që nesër të caktojnë seancën e re
Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit
Kosovari arrestohet nga policia zvicerane, kërcënoi me vdekj...
Rama bën homazhe për Bajram Kelmendin