Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci ka reaguar shumë ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në të cilat ky i fundit nuk e ka përjashtuar një koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.
Geci me anë të një postimi në Facebook, në formë shumë të ashpër është shprehur se sipas mendimeve të tij “Vetëvendosje ka lindur nga PDK-ja”.
“E kam ni amanet prej Presidentit Rugova aty ku duartrokiasin Rexhep Qosja dhe Veton Surroi ju nipat e nacionalistave mos duartrokisni”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Gecit në Facebook:
Se LVV është pjell e PDK -es dhe të se te dya bashkë e kan nanë LPK -ën këto i kam thënë e i kam përserit e po e përseris që 22 vjet.
Ështe nji fjalë e urtë;
“Çka të pjellë maca gjitë e han minin”.
E kam ni amanet prej Presidentit Rugova aty ku duartrokiasin Rexhep Qosja dhe Veton Surroi ju nipat e nacionalistave mos duartrokisni.
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic
Teknologjia ukrainase e dronëve në rritje
Rama: Siguria ushqimore, sfida kryesore në procesin e negoci...
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Pris...
BILD: Liverpool ka vendosur që Xabi Alonso të jetë trajneri ...