Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë një konferencë për media lidhur me deklaratat e fundit të emisarit amerikan Richard Grenell, menjëherë pas kthimit të saj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kështu ka bërë të ditur për Arbresh.info, Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentes, Vjosa Osmani.
Emisari Amerikan, Richard Grenell, i ka quajtur “manipulim të fjalëve të Donald Trump”, fjalët e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, referuar presidentit amerikan se “javët e fundit” e ka parandaluar një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë.
Grenell tha se “është absurde” të pretendohet se ka pasur diçka të re – dhe se fjalët e Trump i referohen kohës së Marrëveshjes së Washingtonit.
“Turp për Vjosa Osmanin që manipuloi fjalët e Presidentit Donald Trump./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Grenell e demanton Vjosa Osmanin: Turp për ty, manipulove fjalët e Donald Trump
Netanyahu do të zgjerojë pushtimin izraelit në Libanin jugor
Rama publikon pamje: Mbi 1 mijë vizitor në Muzeun e Krujës v...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit ...
Rama për shembjen e rrugës: Kemi pezulluar nga puna inspekto...
Bashkimi shënon fitore bindëse ndaj Yllit
Qeveria nesër mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futbo...