Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri dhe ai i VV-së, Glauk Konjufca janë përplasur pas deklaratës së Hazirit se Vetëvendosje e mbron planin e Ahtisarit.
“Qarkorja është si e tillë dhe nuk është demantu”, ka thënë Haziri në debat Plus.
“Jo jo me vulën e subjektit politik nuk është”, ka thënë Konjufca.
Lidhur me pyetjen nëse VV e pranon Vjosa Osmanin për postin e kryeministrit, ai shkurtimisht tha “Jo”.
Glauk Konjufca ka thumbuar live Lutfi Hazirin, duke aluduar në atë se Vetëvendosjes i takon kryeministri, pasi që “Vetëvendosje nuk ka asnjë gabim deri tani”.

“Më vjen mirë që kur LDK kandidoi Vjosa Osmanin ka mendu për Vetëvendosjen. Neve krejt procesi politik na ka dhanë të drejtë. Kritika e Vetëvendosjes na ka dhanë të drejtë. Ne nuk kemi kurrfarë gabimesh, kurrfarë hipotekash prej kur ka qeverisje në Kosovë”, ka thënë Konjufca.
“Vjosa Osmani është e ndërtuar për kryetare të Parlamentit. Me thanë që Vjosa Osmani e meriton, edhe unë e kam kolege, pyetne çdo shkencëtar politik në botë, a është i padenjë, kjo nuk është padenjësi, shikoni, në politikë nuk janë krejt të ndërtuara për kryeministra. Secili duhet t’ia gjejë hallin vetes. Në analizën tonë secili duhet ta dijë ku është”, tha ndër të tjera ai.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit