Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj i cili tha se “LDK po e bllokon formimin e qeverisë opozitare”.
Në një Facebook, Abdixhiku tha se po lodhet kot me sulmet ndaj LDK-së, duke shtuar se gjithë ky presion vetëm po e bën LDK’në më të fortë.
“Ja ku e keni të parin. E ka rendin ai. Kur vjen rendi tek ne, nëse vjen ndonjëherë, qëndrimet i keni të qarta; dhe ato nuk ndryshojnë! Ndoshta dhe janë mësuar që kjo LDK t’ua bëjë politikën për qejf. Ndoshta dhe janë mësuar se me presion të tillë LDK liget e eventualisht dhe bjen. Ky presion veç po na forcon”, shkroi Abdixhiku mes tjerash.
Postimi i plotë:
Sonte në Gjakovë, për kafe të vonshme. Mes njerëzve të mbarë, mes mbështetësve tanë e mes bashkëqytetarëve gjakovarë. I falënderova për mbështetjen e dhënë. Turneu i falënderimit vazhdon.
U fola, i dëgjova, i sigurova për rrugëtimin tonë!
Për këto sulmet e gjithëanshme ndërsa, nga politikanë, mendimtarë publiko-partiak e secili që disi merr të drejtë të na tregojë se çfarë vendimi e qëndrimi na u dashka të mbajmë ne si LDK, për gjithë këta bashkë, u them se lodheni kot!
LDK po flet drejtë – po flet njejtë, po flet siç e kanë drejtuar votuesit e vet. Mbi të gjitha, LDK po flet me dioptri realiste në vend. Ky realitet nuk na pëlqen, por ai nuk ndryshon sado që investohet në antifushatë ndaj nesh!
Ja ku e keni të parin. E ka rendin ai. Kur vjen rendi tek ne, nëse vjen ndonjëherë, qëndrimet i keni të qarta; dhe ato nuk ndryshojnë!
Ndoshta dhe janë mësuar që kjo LDK t’ua bëjë politikën për qejf. Ndoshta dhe janë mësuar se me presion të tillë LDK liget e eventualisht dhe bjen. Ky presion veç po na forcon.
Sa pak kanë kuptuar në gjithë këto katër vjet.
Që ta kuptojnë mirë dhe qartë, ajo politikë është e vdekur tashmë! Nuk kthehet më.
Së pari LDK!
Sepse me LDK dhe Kosova!/Arbresh.info/
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ndaj formimit të një qeverie të re, duke e cilësuar atë si bllokues.
LEXO EDHE:
Haradinaj kritikon qëndrimin e LDK-së: Pozicion bllokues, pamundëson krijimin e qeverisë së opozitës
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...