Është mbajtur takimi i rregullt i kryesisë së degës së V-të të LDK-së në Prishtinë dhe strukturave të saja, me ç’rast është diskutuar për zhvillimet politike në vend, e në veçanti çështja e demarkacionit.
Në këtë takim i është dhënë përkrahje e plotë proceseve politike të udhëhequra nga kryeministri i Kosovës z. Isa Mustafa, ku është zotuar gatishmëria për mobilizimin e të gjitha strukturave të kësaj dege për mbështetjen në aprovimin e marrëveshjes për demarkacion nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Ndër të tjera, strukturat e kësaj dege shtruan nevojën e intensifikimit të aktiviteteve në prag të zgjedhjeve lokale, me qëllim të koordinimit të plotë të veprimeve me të gjitha degët e tjera në Prishtinë dhe kthimin e sigurtë të udhëheqjes së kryeqytetit nga Lidhja Demokratike e Kosovës./Arbresh.info
Tottenham shkarkon nga detyra trajnerin
Besnik Salihu dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen në Dumni...
Kosova dhe Shqipëria synojnë partneritetin doganor, për leht...
“Shok, me siguri nesër përfundon” – mesazhi që Murseli ia dë...
Joao Pedro arrin një rekord historik në Premier League
FSK-së kryen ushtrimin 36 orësh, kadetët zhvilluan trajnim p...