Bajrush Hoti është zgjedhur nga LDK-ja kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës.
Është vet Hoti që këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, me ç’rast ka shkruar se beson se do të organizohen që të garojnë sa më seriozisht në zgjedhjet e tetorit.
Postimi i tij:
“Dega e LDK-së në Malishevë në mbledhjen e mbajtur sot më datë 28.06.2021 në rend dite kishte: Kandidatin për kryetar Komune në zgjedhjet lokale të 17 Tetorit.Kryesia e degës votoi unanimshit për mua që të jem kandidat për kryetar komune.
Falënderoj kryesinë e degës së LDK-së në Malishevë për besimin e dhënë që unë të jem kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës.Besoj fuqishëm se bashkarisht me kryesinë e degës,kryetarët e nëndegëve,të dy forumet,antarësinë e LDK-së dhe të gjithë qytetarët e komunës së Malishevës do të organizohemi sa më mirë që të garojmë seriozisht për zgjedhjet lokale.
Me respekt,
Kryetari i degës së LDK-së në Malishevë
Bajrush Hoti.”/arbresh.info/
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...