Kosova do të jetë nikoqire e këtij organizimi të drejtuar nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për Evropë dhe Afrikë.
Pjesë e ushtrimeve disa ditore do të jenë forcat e armatosura të Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë së Veriut e Bullgarisë.
“Defender Europe” do të zgjasë deri më 9 qershor, teksa ushtrimet do të zhvillohen kryesisht në Gjakovë.
“Gjatë kësaj periudhe kohore, do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.
Forca e Sigurisë së Kosovës përmes ekzekutimit të këtij ushtrimi do të tregojë gatishmërinë operacionale dhe shkallën e ndërveprueshmërisë luftarake me vendet partnere dhe të rajonit, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipërinë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...