Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak të udhëhequr nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara për Evropë dhe Afrikë, i njohur si “Defender Europe 2025”.
Ushtrimi do të zhvillohet në periudhën 26 maj – 9 qershor 2025, me pjesëmarrjen e ushtrive partnere nga rajoni dhe më gjerë.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi të premten se gjatë kësaj kohe do të ketë lëvizje të konvojeve ushtarake nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në drejtim të rajonit të Gjakovës, përkatësisht drejt Aeroportit të Gjakovës dhe poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.
“Kjo lëvizje do të realizohet me qëllim të ekzekutimit të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe 25”, prandaj kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve gjatë periudhës së zhvillimit të ushtrimit. Forca e Sigurisë së Kosovës përmes ekzekutimit të këtij ushtrimi do të tregojë gatishmërinë operacionale dhe shkallën e ndërveprueshmërisë luftarake me vendet partnere dhe të rajonit, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipërinë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit