Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda beson se funksionalizimi i Asociacionit të Komunave Serbe (AKS), Kosovën do ta shndërroj në një tjetër Bosnje-Hercegovinë, e cila do na dërgon drejt federalizmit të shtetit kosovar.
“Pra, nuk themi – kjo nuk është federalizëm, por shkon drejt asaj rruge”, tha Ilir Deda për televizionin N1.
Deda tha më tutje se komunat me shumicë serbe kërkojnë që kolektivisht t’i ushtrojnë kompetencat e tyre, të cilat bien ndesh me Kushtetutën e Kosovës.
“Marrëveshja në Bruksel u jep të drejta komunave me shumicë serbe që në mënyrë kolektive të kryejnë detyrat e tyre me anë të Asociacionit të Komunave, dhe kjo është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet ekzistuese. Komunat nuk mund që kolektivisht t’i ushtrojnë kompetencat e tyre,” tha Deda.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj