E quan Qeveri grindavece, vazhduese të planeve të PDK’së dhe injoruese e vazhdueshme e Kuvendit të Kosovës. Ilir Deda tha se Qeveria e Isa Mustafës u nis mbrapsht dhe ashtu po vazhdon.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Ilir Deda e ka quajtur programin qeverisës ‘fontanë dëshirash’ derisa tha se Qeveria e Isa Mustafës kishte nis mbrapsht. Në 100 ditë të kësaj Qeveria, Deda tha se Kuvendi i Kosovës është injoruar.
“Kryeministri s’vjen të përgjigjet në pyetjet paralamentare, vjen, flet shukrt dhe ikë prej Kuvendit. Ministrat nuk janë të shumtën e kohës në seanca të Kuvendit ndërsa ne i kemi pasë diku më pak se pesë ligje në 100 ditë të cilat kanë ardhë prej Qeverisë në Kuvend”, tha Deda në emisionin ‘Zona e Debatit” në Klan Kosova.
Përmendi ikjen e qytetarëve, e cila tha se u injorua nga Mustafa dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi.
“100 ditëshi ka qenë shumë i randë, eksodi i qytetarëve tanë dhe injorimi që iu ka bo këtij eksodi pre Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit”, tha Deda.
Sipas tij, në 100 ditë Kryeministri vetëm është grindur me të gjithë ata që nuk e kanë përkrahur
“Është tregu si një Qeveri grindavece, dmth 100 ditë çka bo ma së shumti Kryeministri u grind me të gjithë: me median, me opozitën, me deputetët e vetë që se përkrahin me këndo që se ka përkrah ky e ka përdor për grindje publike”, tha Deda./Arbresh.info/
Arrestohet një 42-vjeçar në Prishtinë për vjedhje të rëndë
Basha: Në Ditën e Veteranëve kujtojmë sakrificën e familjes ...
Postimi prekës i burrit që humbi gruan në aksident, vetëm nj...
Ambasada amerikane: Mezi presim të punojmë me qeverinë e ard...
Ambasada gjermane: Shpresojmë që institucionet e reja do të ...
Rama për raportet me Kosovën: Do të ishte mirë një mbledhje ...