Mbrojtja dhe të akuzuarit e rastit “Pronto” qëndruan prapa kundërshtimeve dhe kërkesave të tyre të dorëzuara në Gjykatën Themelore në Prishtinë për hudhje të aktakuzës së ngritur nga prokurorja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Drita Hajdari, shkruan portali arbresh.info.
11 të akuzuarit, përfshirë ish-shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ministrin e Inovacionit e Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, Zenun Pajaziti, Arbenita Pajaziti, Njazi Kryeziu, Fatmir Shurdhaj, Sedat Gashi, Ilhami Gashi, Ismet Neziraj, Xhavit Dakaj dhe Rexhë Abazi kundërshtuan të gjitha pikat e akuzës që rëndojnë mbi ta, duke e konsideruar aktakuzën si të pabazuar.
Mbrojtësit konsideruan se ngritja e aktakuzës ka ardhur si pasoj e presionit të mediave.
Pas kundërshtimit të provave dhe kërkesës për hedhje të aktakuzës nga mbrojtësit e të pandehurve, prokurorja e Prokurorisë Speciale, Drita Hajdari iu përgjigje kundërshtimeve dhe kërkesave të mbrojtësve për hudhje të aktakuzës.
Prokurorja Hajdari pohoi se kjo çështje penale trajton fenomenin e ndarjes së posteve mbi baza politike.
“Unë do ta shfrytëzoj mundësinë ligjore për ta dhënë kundërshtimin në mënyrë gojore. Si përgjigje në kundërshtimet e të pandehurve dhe avokatëve të tyre do të doja të theksoja se kjo çështje penale trajton një fenomen të ndarjes së posteve mbi baza politike apo personale. Këtu u dëgjua nga një avokat se aktakuza është ngritur nën presion të mediave, çka nuk është e vërtet”, u shpreh Hajdari.
“Është e vërtet që prokuroria ka iniciuar hetimet nga ajo çka është raportuar në media dhe nuk është hera e parë as e fundit që prokuroria fillon një hetim nga raportimi në media” u shpreh ajo.

Prokurorja tregoj se ka edhe aktvendimin nga Gjykata e Apelit të Kosovës ku thotë se pavarësisht që personat e tjerë nuk ishin në përgjim, këto prova të siguruara kundër një të pandehuri që janë aplikuar prova të fshehta mund të përdoren.
Pasi prokurorja përfundoi kundërshtimet e saj rreth kërkesës së mbrojtësve për hudhje të aktakuzës, kryetari i trupit gjykues, Shashivar Hoti u bëri thirrje mbrojtësve që të shprehin kundërshtimet e tyre dhe kjo bëri që prokurorja Hajdari të kundërshtoj.
“Asnjë dispozitë nuk lejon me zhvillu debat”, u shpreh ajo.
“Ulu. Pa të dhënë leje unë mos u ngrit”, iu drejtua gjyqtari Hoti prokurores.
Mbrojtësi i Besim Beqajt, avokati Besnik Berisha pohoi se prokuroria nuk u përgjigj në pretendimet e mbrojtjes.
“Unë prita sot që prokuroria do të jepte përgjigje me pretendimin tonë se Po këta kanë kamufluar për t’i ikur institutit të parashkrimit absolut të ndjekjes penale, sepse asnjëri që paraqitet në akuzë nuk ishte në fushë veprimtarin e tyre zgjedhjen e anëtarëve të Bordit”, u shpreh Berisha.
Pati kundërshtime të ashpra ndaj Drita Hakdarit dhe avokatit Besnik Berisha.
Kryetari i trupit gjykues Shashivar Hoti disa herë ia tërhoqi vërejtjen prokurores dhe avokatit Besnik Berisha për ndërhyrje pa marrë fjalën nga gjykata.
“Këtë aktakuzë nuk mundesh me quajt ndryshe, veç se me la fytyrën.
Prokuroria mungesën e argumenteve dhe provave u mundua ta mbuloj duke filluar nga sulmet drejt gjykatës, të akuzuarve, ne jemi dëshmitarë se kësaj prokurorie u rrëzohen aktakuzat në këtë gjykatë, por kurrë s’ka reaguar si në këtë çështje penale”, u shpreh avokati Berisha.
Ai kërkoj nga gjykata që të hedhë aktakuzën ndaj Beqajt si të pabazuar.
Pas përfundimit të kundërshtimeve kryetari i trupit gjykues Shashivar Hoti beri të ditur se brenda afatit ligjor gjykata di të vendos rreth kërkesave për kundërshtimin e aktakuzës.

Ndryshe, aktakuza e prokurores së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), për veprën penale “shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës”, përpos Grabovcit, Pajaziti e Beqajt, ngarkon edhe ish-kryesuesin e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Nijazi Kryeziun, aktualisht këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ish-shefen e Njësisë për furnizim në Ministrinë e Shëndetësisë, Arbenita Pajaziti, ish-sekretarin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ilhami Gashi, ish-zëvendësministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Fatmir Shurdhaj e ish-këshilltarin politik në MPB, Sedat Gashi.
Sipas aktakuzës, të pandehurit kanë keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare duke bashkëpunuar në mes vete për dhënien e privilegjeve dhe përparësive kundërligjshme personave të cilët kanë konkurruar në funksione të rëndësishme, siç janë: drejtor për Ndërmarrjet publike qendrore, Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë së Regjistrimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Kryeshef i Agjencisë për produkte medicinale dhe Koordinator i Qendrës së Regjistrimit Civil në Komunën e Klinës, duke mohuar dhe kufizuar liritë dhe të drejtat e kandidatëve të tjerë, të garantuara me ligj.
Në aktakuzë është trajtuar çështja penale e punësimeve dhe ndarjes së posteve, të bazuara në përkatësinë partiake dhe raporte personale, për të cilin problem për një kohë të gjatë alarmojnë qytetarët e Kosovës, Agjencitë për zbatimin e ligjit si dhe mediat dhe shoqëria civile.
Kjo vepër për të cilën akuzohen këta zyrtarë dhe ish-zyrtarë, sipas nenit 193, paragrafit 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, është e dënueshme prej 6 muaj deri në 5 vjet burgim.
Ky rast ishte publikuar nga mediat publike, duke zbuluar veprimet dhe metodat e punësimit brenda grupeve të ngushta interesi, në bazë të së cilës është nisur hetimi i prokurorisë, i cili rezultoi me ngritjen e aktakuzës.
Protagonisti kryesor i asaj që është quajtur si “Afera Pronto”, ka qenë ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabvoci. Në vitin 2011, për herë të parë ishin publikuar në media bisedat nga disa përgjime të EULEX-it, e ku Grabovci dëgjohej duke biseduar ndër të tjerash edhe me presidentin aktual Hashim Thaçin, kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe persona të tjerë të politikës, kryesisht të PDK-së.
Grabovci në atë kohë ishte duke u hetuar nga ana e EULEX-it për vepra korruptive në cilësinë e zëvendësministrit të Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit, mirëpo këto hetime ndaj tij ishin mbyllur në mungesë të provave./Arbresh.info/
Liverpooli bllokon yllin e skuadrës t’i bashkohet Inte...
Iu përkeqësua gjendja, vdes një grua në QKUK
Gjendet pa shenja jete një burrë brenda një objekti në Poduj...
Zhduken dy vajza në Novobërdë
Starmer i ben thirrje Andrew-t te deshmoje ne SHBA per lidhj...
Tre persona përfunduan në QKUK – çka thuhet në raportin e po...