Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se do të kundërshtonte prekjen e kufijve shtetëror të Kosovës, edhe nëse atë do ta propozonte vëllai i tij, Ramush Haradinaj.
“Lugina ka qenë aty nuk është zbuluar sot. E kemi shpallë pavarësinë mbi këto territore dhe kufij ekzistues. Nuk e shoh veriun e Kosovës të Serbisë. Edhe Veriu edhe Lugina janë tonat – tokë që na është marrë padrejtësisht”, ka thënë Haradinaj, njofton Klan Kosova.
“Shqiptarët kurrë më të fortë nuk kanë qenë në Ballkan, kanë fuqi në Mal të Zi, në Maqedoni, në Shqipëri fuqi absolute, Kosova është shtet”.
Për ushtrinë, Haradinaj ka thënë se ajo i ka themelet në sakrificën e madhe të shumë burrave dhe grave që kanë dhënë kontribut për themelimin e saj.
Policia e Kosovës trajnohet me KFOR-in për situata emergjent...
Zbulohet laborator droge në Graçanicë
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...
Haxhiu: E kam ofruar pozitën e kryeparlamentares që të shman...