Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Haradinaj ka deklaruar se ka dy shtëpi banimi, njëra në vlerë prej 195,000.00 euro dhe tjetra në vlerë prej 200,000.00 euro.
Në listën e pasurisë së luajtshme, deputeti ka deklaruar veturën e tij e cila ka vlerë në euro 10,000.00. Po ashtu edhe dhurata të ndryshme të përbashkëta me bashkëshorten e tij, e që kushtojnë rreth 18 mijë euro.

Para të gatshme në institucionet financiare Haradinaj ka deklaruar se ka rreth 43 mijë euro. Ndërsa ai ka bërë të ditur se ka borxh 30 mijë euro ndaj familjes së bashkëshortes së tij, familjes Muqaj, transmeton Telegrafi.

Nga paga e tij si deputet i Kuvendit të Kosovës, Haradinaj për një vit fiton 22,302.59 euro, kurse nga qiraja e shtëpisë ai fiton 27,000.00.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...