Sekretari Organizativ i Vetëvendosje, Dardan Molliqaj i ka quajtur shpifje, ato që ka thënë Shkumbin Demalijaj i AAK-së se ky para vitit 2006 ka qenë pjesë e partisë së Ramush Haradinajt.
“Lëre më që nuk kam qenë në struktura të tyre, por as anëtar i thjeshtë nuk kam qenë kurrë e as nuk kam votuar ndonjëherë për AAK-në”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.
“Shkumbini tërë karrierën e tij politike synim e ka kandidimin për kryetar komune në Deçan por siç po shihet për këtë nuk po i duket i denjë as partisë që i takon”, ka vazhduar Molliqaj më tej.
“Tha se akuzat e mia për afrimin e AAK-së me PDK-në nuk qëndrojnë, por në emisionin e njëjtë e la të nënkuptohet që do të lidhin koalicion me PDK-në. Asnjëherë nuk e përjashtoi këtë si mundësi”.
Dhe në fund, Molliqaj pyet Demalijajn:
“Për fund, Shkumbini më mirë le të na tregon se sa libreza të veteranëve i ka shitur në rajonin e Dukagjinit dhe me çfarë çmimi?”.
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...