Guineja Bisau ka hequr dorë nga vendimi i 2011-s për ta njohur Kosovën, ka thënë sot për “Tanjug” ministri i punëve të jashtme Ivica Daqiq, transmeton portali arbresh.info
“Për këtë më ka lajmëruar sot Kryeministri i Guinesë”, ka thënë Daqiq.
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Guinesë ka dërguar sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë notë, e cila i është dërguar dhe Prishtinës, duke deklaruar se qeveria e atij vendi vendosi të tërheqë njohjen e Kosovës, thuhet në portalin serb.
“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Guinesë ka falënderuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë dhe, në lidhje me letrën e saj të datës 10 janar të vitit 2011, Ai dëshiron të informojë se Qeveria e Republikës së Guinea-Bissau, pas shqyrtimit të kujdesshëm, vendosi të tërheqë njohjen e Kosovës si një shtet i pavarur dhe sovran”, tha letra.
/arbresh.info/

Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...
Po vjen Xbox i ri
Qeveritë evropiane mbeten prapa në përdorimin e Al, tregon s...
A e dini se kur duhet të zëvendësoni peshqirët tuaj?
A keni mungesë apo tepricë hekuri? Ky test e tregon saktë
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetim...