Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, pas takimit me homologun e tij danez, Nick Hækkerup, tha se do të vijnë ekspertë nga Danimarka nga fusha e drejtësisë të cilët do të kontribuojnë në shkëmbimin e përvojave me Shërbimin Korrektues të Kosovës, raporton Front Online.
Po ashtu, edhe Selimi u zotua se do të merr shembuj nga shtete sikur Danimarka për ngritjen e standardëve në drejtësinë kosovare
“Takim shumë përmbajtësor me homologun tim nga Danimarka, ministrin Nick Hækkerup, me të cilin diskutuam për thellimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve në Sistemin e Drejtësisë. Me z. Hækkerup në theks të bisedës ishte forcimi i kapaciteteve në Shërbimin Korrektues të Kosovës. Po ashtu nga ministri Hækkerup mora zotimin për një vizitë të ekspertëve danezë të fushës së drejtësisë, të cilët do të kontribuojnë në shkëmbimin e përvojave me ShKK dhe ngritjen e kapaciteteve. Mbetemi të përkushtuar që të përmbushim standardet dhe praktikat më të mira, duke marrë shembull dhe model nga shtete si Danimarka”.
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, thekson partneritetin m...
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...
Dortmund i interesuar për sulmuesin kosovar Fisnik Asllani
Prokuroria sekuestron pasuri me vlerë 5 milionë euro në Vlor...
Vendim disiplinor në Trepçë, largohen përkohësisht 5 punëtor...
Kurti në Austri, takohet me kancelarin Christian Stocker