Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Slavko Simiq dhe shefi grupit parlamentar të Listës Serbe, Sasa Milosavljeviq, zhvilluan një takim me Christian Danielsson, Drejtori i Komisionit Evropian për negociata dhe zgjerim të BE-së.
Në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike, kontributin e Listës Serbe, reformat në kuadër të MSA-së, si dhe për ndihmën financiare të BE-së.
Ata theksuan nevojën për zbatimin e ligjit dhe harmonizimin e legjislacionit me atë të BE-së, si dhe zbatimin më dinamik të MSA-së.
Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e krijimit të Asociacionit të Komunave Serbe dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të dala nga dialogu Beograd-Prishtinë.
Danielsson theksoi angazhimin e vazhdueshëm të BE-së për agjendën evropiane në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe falënderoi përfaqësuesit e Listës Serbe për angazhimin në rrugën evropiane
Kurti aludon se më pak mjekë po ikin nga Kosova- Thotë se sf...
Shkencëtarët zbulojnë në hapësirë një molekulë që jep sinjal...
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, deklarohet policia
Spiropali me Ambasadorin e Italisë: Tirana mirëpret në 18 sh...
“Hapeni derën se dua të dal, lujta” tensionohet ...
Nesër shpallen rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 28 d...