Me datë 26.05.2019, Policia e Kosovës konkretisht stacioni policor në Deçan, ka marrë informacion se rreth orës 17:00, një person i plagosur fillimisht ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF në Deçan e pastaj për shkak të lëndimeve me serioze personin e lënduar e kanë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për trajtim të mëtutjeshëm.
“Menjëherë policia u është përgjigjur rastit me ç’rast ka evidentuar se personi i lënduar në këtë rast është, D.T. i lindur (1986). Personi i lënduar sipas mjekëve në spitalin rajonal të Pejës është i plagosur nga arma e zjarrit në pjesën e fytyrës (hundë) por që pas intervenimit mjekësor, i njëjti është jasht rrezikut për jetë. Nga hetimet fillestare në koordinim të plotë me prokurorin e prokurorisë themelore në Pejë, departamnti për krime të rënda është gjetur se personi i lënduar në këtë rast së bashku me personin e dyshuar, N. T. i lindur (1978), kanë qenë duke gjuajtur me armë zjarri në shenjë ilegalisht në bjeshkën e Isniqit të quajtur Pleqe”, thuhet në komunikatë, .
Përndryshe, lidhur me këtë rast dy personat e lartcekur janë trajtuar si të dyshuar për veprën penale ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, derisa rasti është duke u hetuar nga sektori i hetimeve stacioni policor në Deçan në koordinim të ngushtë me prokurorinë themelore në Pejë, Departamenti për krime të rënda.
“Ne nuk e nisim lojën me portierin” – Sime...
Macron, bisedë telefonike me Trump dhe Pezeshkian: Pranimi i...
Mësohet arsyeja e zëvendësimit të hershëm të Pedrit
27 vite nga rënia e 28 dëshmorëve e 32 martirëve të luftës t...
Sot Dita e Kushtetutës së Kosovës
27 vjet nga Beteja e Koshares